Sa i madh është Ronaldo, rrezikoi karrierën për Real Madridin - Gazeta Express

Sa i madh është Ronaldo, rrezikoi karrierën për Real Madridin

09/10/2014 11:44

Cristiano Ronaldo ka treguar se është futbollistë i madh. Ai ka zbuluar se e ka rrezikuar karrierën vetëm për të luajtur në finale të Ligës së Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Ylli portugez kishte probleme me lëndimet, por kjo nuk e ndalo të paraqitet në fushë ndaj rivalit të qytetit, të cilin e mposhtën 4:1 pas vazhdimeve.

“Sigurisht unë kam rrezikua karrierën time duke luajtur në finale të Ligës së Kampionëve, por në në jetë asgjë nuk është fituar pa sakrificë dhe nganjëherë duhet të rrezikoni”, ka deklaruar Ronaldo.

“Zhvilluam një sezon fantastik, fituam Championsin, Kupën e Spanjës dhe Superkupën e Europës. Një trofe si këpuca e artë, erdhi pas sukseseve si skuadër. Nuk mund të gënjej, realisht dëshiroja shumë ta fitoja”, shtoi Ronaldo, i cilidëshiron që gjithmonë të jetë më i miri.

“Synimi im është të jem gjithmonë më i miri. Falë Zotit, gjërat po shkojnë mirë. Nuk më mungon asgjë. Kam shëndet të plotë dhe familja ime është mirë. Do të ishte e padrejtë të thosha se jam i trishtuar. Karriera ime si futbollist po vjen gjithnjë në ngritje”, shtoi ai.