Reus beson se Dortmundi mund ta përmbysë Tottenhamin


04/03/2019

Kapiteni Marco Reus, i rikthyer ditë më parë nga dëmtimi, beson se të martën mbrëma, gjithçka mund të ndodhë në “Signal Iduna Park”, kur Borussia Dortmundi të presë Tottenhamin, raporton Gazeta Express.

Pavarësisht se Dortmundit i duhen shumë gola për të bërë mrekullinë, Reus beson se asgjë nuk është e pamundur.

“Kam besim se jemi në gjendje të bëjmë të pamundurën. Në këtë stadium, shumë herë është shkruar historia”, tha Reus.

“Na duhet një paraqitje e përsosur dhe duhet të jemi në maksimum për t’u kualifikuar. I gjithë ambienti ka besim, edhe ne lojtarët duhet të kemi besim”, shtoi ai.

Dortmund e Tottenham përballen këtë të martë në “Signal Iduna Park” nga ora 21:00. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart