Reali me shumë vështirësi mposhti Real Sociedadin (Video)


30/12/2015

Skuadra e Rafa Benitezit hasi në vështirësi që në fillim të ndeshjes para portës kundërshtare.

Në minutën e 42’të erdhi goli i epërsisë për Realin ku Cristiano Ronaldo shënoi nga penalltia. Teksa humbi një tjetër në minutën e 24’tër.

Me këtë rezultat shkuan skuadrat në pushim të pjesë së parë. Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 49’të, Bruma shënoi një gol të bukur për të barazuar gjithçka në Santiago Bernabeu.  

Megjithatë, në minutën e 68’të Cristiano Ronaldo shënoi sërish duke kaluar kështu Realin në epërsi me një gol të bukur, teksa për rezultatin përfundimtar shënoi Lucas Vsquez në minutën e 86’të të takimit, që njëherit ishte goli i parë për të me fanellën e Realit. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart