​Real Madridi zgjidhet klubi më i madh në botë


12/02/2019

Në edicionin e muajit shkurt, kjo revistë e publikoi listën me 30 klubet më të mëdha të botës dhe dy klube spanjolle, Real Madridi dhe Barcelona, e gjejnë veten në krye të kësaj liste, transmeton Gazeta Express.

Ekipi i kësaj reviste e përpunoi këtë listë në bazë të analizës së lojtarëve, audiencës televizive, ndjekësve në rrjetet sociale, mesatarja e tifozëve të pranishëm në stadium, përfitimet, shpenzimet, vlera e tregut e skuadrës dhe rëndësia historike e klubit.

Për kriterin e fundit, rëndësia historike e klubit, edhe vet revista franceze e pranoi se është vlerësuar në mënyrë më subjektive.

85 klube u vlerësuan në bazë të këtyre kritereve dhe lista finale përbëhej nga 30 klubet më të mëdha të botës.

Real Madridi e mposhti Barcelonën në garën për vendin e parë, ndërsa pas tyre, në vendin e tretë, renditet Manchester Unitedi.

Pesë klube të Premierligës paraqiten në Top 10, ndërsa vetëm dy nga Spanja, një nga Gjermania, një nga Italia. Paris Saint-Germaini është klubi francez me vlerësimin më të lartë dhe renditet në pozitën e shtatë.

Top 10 klubet më të mëdha në botë, sipas France Football:

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart