Real Madridi kërkon ta shpëtojë sezonin ndaj Ajax, formacionet


05/03/2019

Për ta bërë këtë, Los Blancos duhet ta kalojnë pengesën e quajtur Ajax në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, raporton Gazeta Express.

Pas fitores 2:1 si mysafir në Amsterdam, Real Madridi është buzë arritjes në çerekfinale të kësaj gare për herë të nëntë radhazi.

Kampioni në fuqi evropian i ka fituar pesë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër kundërshtarit holandez, edhe pse për herë të fundit në vitin 2995.

Përkundër kësaj, presioni është në trajnerin Santiago Solari, sepse skuadra e tij i ka humbur tri ndeshje radhazi në Bernabeu, përfshirë dy kundër Barcelonës.

Reali do të jetë pa kapitenin Sergio Ramos, i cili është i suspenduar pasi UEFA e pezulloi me dy ndeshje mos lojë për marrjen e një kartoni të verdhë me qëllim. 

Ndeshja e kthimit mes Realit dhe Ajaxit në Santiago Bernabeu nis në orën 21:00.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid:

Ajax:

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart