Real Madridi hidhet i tëri në sulm për Hazardin, pasi i jep fund interesimit për Eriksenin


26/01/2019

E përditshmja spanjolle “AS” shkruan se derisa Real Madridi është i përqendruar për të fituar kupa këtë sezon, pasi është në garë për Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, drejtuesit e tij janë po ashtu të zënë duke u përgatitur për të ardhmen, transmeton Gazeta Express.

Ka lojtarë të cilët kanë qenë kyç në suksesin e skuadrës në vitet e fundit dhe e ardhmja e tyre në Madrid është e pasigurt, ata janë Marcelo dhe Luka Modric.

Për mbrojtësin e majtë dhe mesfushorin interesim kanë shfaqur gjigantët e Serisë A, Juventusi dhe Interi, përkatësisht. Prandaj, klubit do t’i duhet të gjejë zëvendësues të cilësisë së lartë nëse dyshja largohet nga Bernabeu në fund të sezonit.

E përditshmja spanjolle shkruan se i gjithë përqendrimi i madrilenëve do të jetë në transferimin e Hazardin, rreth të cilit duan ta ndërtojnë skuadrën.

Ndërkohë, Madridi e ka ftohur interesimin për Christian Eriksenin sepse nuk dëshiron të futet në luftë në tregun e transferimeve me Tottenhamin. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart