Reagimet dëshpëruese të Valverdes pas gabimeve të vazhdueshme të Coutinhos


29/01/2019

Trajneri i tij, Ernesto Valverde, nuk u përmbajt aspak dhe i shfaqi çdo pakënaqësi të tijen me numrin e madh të gabimeve që braziliani i bëri në fitoren e Barçës 2-0 ndaj Gironës të dielën mbrëma, transmeton Gazeta Express.

Coutinho hasi të vështirësi të kombinonte me bashkëlojtarët e tij në sulm dhe tani do ta ketë edhe më të vështirë ta ruajë vendin e titullarit në ekip me rikthimin e Ousmane Dembeles nga lëndimi.

Kamerat e El Dia Despunes i kanë kapur reagimet mes dyshes.

Braziliani është larg formës së tij më të mirë dhe në këtë ndeshje u pa që po dështon të kombinohet me Lionel Messin në sulm, derisa edhe e humbi një rast vetëm me portier.

Në fakt, Coutinho nuk ka shënuar për Barçën që prej El Clasicos në fund të tetorit dhe paraqitjet e tij kanë pësuar rënie në muajt e fundit.

Sido që të jetë, Valverde është duke bërë përpjekje t’ia rikthejë vetëbesimin duke e mbajtur në formacionin e parë, por mbetet të shihet sesa do t’i zgjasë durimi atij me blerjen rekorde të Barcelonës. /Gazeta Express/   

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart