Ranieri: Ndeshja kundër Leicesterit ishte emocionale


06/12/2018

Ranieri është emëruar si trajner i Fulhamit dhe dje është ballafaquar me Leicesterin, me të cilin e fitoi titullin e Premierligës gjatë stinorit 2015/16 dhe pastaj një vit më vonë u shkarkuar, transmeton Gazeta Express.

Kjo ishte ndeshja e tij e parë ndaj skuadrës së tij, dhe rezultati përfundoi e barabartë 1-1 në kuadër të xhiros 15-të.

“Ishte një ndeshje shumë emocionale për mua”, tha Ranieri pas ndeshjes.

“Fansat e Fulhami dhe ata të Leicesterit kënduan emrin tim në fillim dhe në fund të ndeshje”.

“Eksperienca ishte fantastike që nga fillimi”.

“Një pikë është më mirë se asgjë. Ju lumtë të dyja skuadrave”. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart