Qesharake kë e fajëson Klopp për dështimin e Liverpoolit


03/03/2019

Ndeshja mes dy rivalëve të qytetit, e zhvilluar në stadiumin “Goodison Park”, përfundoi me rezultat 0-0. Liverpooli i humbi 3 mundësi të arta për ta fituar ndeshjen, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Klopp nuk beson se mungesa e saktësisë para portës është arsyeja pas dështimit të skuadrës së tij. Gjermani e ka fajësuar erën për rezultatin e Liverpoolit, për të tretën herë.

“Ishte një ndeshje e vështirë për shumë arsye. E di që njerëzve nuk u pëlqen kur e them këtë gjë, por era frynte nga të gjitha anët. Topi mbetej në ajër për një kohë shumë të gjatë”, ka thënë Klopp.

Strategu gjerman njihet për arsyetime të tilla kur skuadra e tij nuk merr rezultate të kënaqshme. Gjatë kohës së tij në Liverpool, Kloppi e ka fajësuar erën, lëndimet e ekipit kundërshtar, borën, gjatësinë e barit, thatësinë e barit, moti i nxehtë dhe trajnerët e tjerë në Premierligë.

Liverpooli i ka barazuar katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të zhvilluara në kuadër të Premierligës. 

Për shkak të të gjitha këtyre pikëve të humbura, skuadra e Kloppit e ka humbur pozitën e parë në tabelën e Premierligës dhe tani janë një pikë prapa skuadrës së Manchester City.

Liverpooli ka plot 29 vjet që nuk e ka fituar titullin e Premierligës dhe tifozët e klubit kishin besuar se këtë ecuri të keqe do ta përfundonin këtë sezon.

Mirëpo, ata tani e kanë humbur kontrollin dhe duhet të shpresojnë se Manchester City do t’i humbasë disa pikë në ndeshjet e ardhshme. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart