Promo emocionuese e “Dardanëve”: Të gatshëm për misionin e ri


21/02/2019

Kombëtarja e Kosovës do të rikthehet në aksion në mars, pas arritjes historike në nëntor të vitit të kaluar, duke fituar Grupin në Ligën D në Nations League për t’u kualifikuar në play-off të Ligës së Kombeve – çka do të thotë se janë dy ndeshje larg realizimit të ëndrrës, kualifikimit në “Euro 2020”, shkruan Gazeta Express.

Sido që të jetë, para këtyre dy përballjeve, Kosova nis një mision të ri në mars, kualifikimet për Euro 2020.

Fillimisht do të përballet me Danimarkën miqësore me 21 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa katër ditë më pas, po ashtu në Prishtinë, nis aventurën për Euro 2020. Dardanët do të presin në “Fadil Vokrri” Bullgarinë.

Kosova gjendet në Grupin A me Anglinë, Çekinë dhe Malin e Zi.

Shikoni promon të postuar nga Federata e Futbollit të Kosovës

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart