Prishtina e nis vitin me ndeshje të mbetur


15/01/2019

Klubi i basketbollit Prishtina do ta nisë vitin 2019 me ndeshjen e mbetur nga stinori vjeshtor, shkruan Gazeta Express.

Bardhekaltrit do të përballen me ekipin Ponte Prizreni, në ndeshjen që do të zhvillohet në palestrën e sportit “Sezai Surroi”, e cila fillon në orën 17:00.

Këto dy skuadra janë takuar edhe një herë në vjeshtë, ku kryeqytetasit kishin triumfuar ndaj prizrenasve me rezultat 91:73.

Prishtina e ka përmbyllur pjesën vjeshtore në pozitën e parë në renditjen tabelore me 26 pikë të tubuara, derisa Ponte Prizreni është në pozitën e gjashtë me 18 pikë të grumbulluara.

Duhet theksuar se në këtë fundjavë do të fillojë stinori pranveror në elitën e basketbollit kosovar. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart