Presidenti i Rizespor e kap përqafe Muriqin, feston si i “çmendur”


22/02/2019

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, e ka gjetur sërish golin në Superligën e Turqisë, shkruan Gazeta Express.

Muriqi shënoi në fitoren 3-0 të Rizespor ndaj Yeni Malatyaspor.

Sulmuesi i “Dardanëve” e shënoi golin e dytë në minutën e 90’, para se vendasit të shënojnë sërish në shtesë përmes Prejuce Nakoulma, për rezultatin përfundimtar 3-0.

Pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes ka zbritur presidenti i klubit, Hasan Kartal.

I lumtur për fitoren, ai kapi përqafe sulmuesin e Kosovës që shënoi sërish goli, të 8-tin me Rizesporin në 25 paraqitje deri më tani këtë edicion, derisa ka dhuruar edhe 5 asistime. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart