Shefi i Dortmundit lëshon mesazh emocionues para ndeshjes me Monacon (Foto)


12/04/2017

Numri një i Borussia Dortmundit ka kërkuar nga tifozët që të mbushin stadiumin “Signal Iduna Park” dhe ta përkrahin skuadrën që të arrijë fitore për Marc Bartran, i cili pësoi nga sulmi me bombë ndaj autobusit të skuadrës.  

“Familja BVB gjithmonë ka qenë e fortë në përballimin e situatave të vështira. Mbase kjo është situata më e vështirë me të cilën jemi përballur në dekadat e fundit. Jam i sigurt se ne, si BVB, jemi shumë të fortë dhe të bashkuar si kurrë më parë!”, ka shkruar Watzke.

“Sot, ne do të luajmë jo vetëm për veten tonë, por për të gjithë. Duam të tregojmë se terrori dhe urrejtja nuk i përcaktojnë veprimet tona. Dhe natyrisht, sot luajmë edhe për Marc Bartra. U kërkojmë tifozëve të ekipit tonë që të tregojnë plot energji për 90 minuta”, ka theksuar ai.

Ekipi i Borussia Dortmundit derisa po udhëtonte nga hoteli në drejtim të stadiumit “Signal Iduna Park” është tronditur pas shpërthimit të një bombe.

Nga ky shpërthim më së keqi e ka pësuar mbrojtësi spanjoll, Marc Bartra, i cili iu nënshtrua një operacioni në dorë, derisa ndeshja mes Dortmundit dhe Monacos është shtyrë për sonte. 

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart