Postimi interesant i Barcelonës për heroin, Ter Stegen


11/02/2019

Barça, e lodhur edhe nga ndeshja në Kupën e Mbretit ndaj Real Madridit, zhvilloi një ndeshje nën nivelin e zakonshëm e duhet të jenë të kënaqur me këtë rezultat, që në njëfarë mënyrë ndez garën në La Liga, pasi Reali tashmë është vetëm 6 pikë mbrapa.

Barcelona ka mundur të humbiste lehtë fare, sikur mos të ekzistonte portieri gjerman në portën e saj.

Numri një i katalonasve pati disa pritje të mrekullueshme ndaj një Bilbao të rrezikshme, duke ua mohuar golin dhe njëkohësisht humbjen skuadrës së tij.

Për shkak të paraqitjes fantastike mbrëmë në San Mames, Barça gjatë ditës ka postuar një foto të Ter Stegen në “Twitter” duke e cilësuar 26-vjeçarin si një mur. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart