​Piatek sot i bashkohet Milanit, i hap rrugë kalimin të Higuainit në Chelsea


23/01/2019

Chelsea do ta transferojë Higuaini në formë huazimi për gjashtë muaj dhe në fund të sezonit do ta ketë opsionin për ta blerë përfundimisht argjentinasin për 36 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Higuain e kaloi pjesën e parë të sezonit i huazuar nga Juventusi në Milan, dhe kuqezinjtë dëshironin ta gjenin një zëvendësues për të para se ta lejonin kalimin e tij në Stamford Bridge. Ky zëvendësues rezultoi të jetë Piatek, i cili i ka shënuar 19 gola në 21 ndeshje me Genoan.

Miani pritet t’i paguajë 35 milionë euro për polakun 23-vjeçar, i cili për shkak të paraqitjeve të tij tanimë ka filluar të krahasohet me bashkëkombësin e tij, Robert Lewandowskin.

As Piatek e as Higuain nuk ishin të përfshirë në ndeshjet e klubeve të tyre të hënën, kur Milani e mposhti Genoan me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për Serinë A.

Higuaini nuk ka arritur ta dëshmojë veten në Milan, pasi që i ka shënuar vetëm tetë golat në të gjitha garat për klubin e tij të ri. Ai tani do të tentojë ta rigjejë veten në Chelsea, klub ky që ka nevojë për një sulmues pasi që Olivier Giroud dhe Alvaro Morata nuk kanë arritur të jenë mbresëlënës këtë sezon. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart