​Pele e godet Messin: Ai e ka vetëm një aftësi, mos e krahasoni me mua dhe Maradonën


06/12/2018

Messi ka qenë ylli i gjigantit spanjoll për më shumë se një dekadë tani dhe për shkak të talentit të tij, ai njihet nga shumë persona si lojtarë më i mirë në histori të këtij sporti, transmeton Gazeta Express.

Ai ka arritur t’i shënojë 567 gola në 653 paraqitje, si dhe i ka shënuar 65 të tjera në 128 paraqitje për Kombëtaren e Argjentinës. Messi i ka fituar edhe pese Topa të Artë, nëntë tituj të La Ligës, katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe tre tituj të Kupës së Botës për Klube.

Megjithatë, Pele ka sugjeruar se 31-vjeçari ka sugjeruar se 31-vjeçari e ka vetëm një aftësi dhe ai varet shumë nga këmba e tij e majtë e për këtë arsye nuk mund të krahasonit me legjendat e tjera të futbollit.

“Si mund ta krahasoni një njeri që luajti mirë me kokë, gjuante me këmbën e majtë, me këmbën e djathtë me dikë që luan vetëm me një këmbë, e ka vetën një aftësi dhe nuk gjuan mirë me kokë”, ka thënë Pele, i cili i ka shënuar më shumë se 1 mijë gola në karrierën e tij.

“Si mund ta bëni këtë krahasim? Për t’u krahasuar me Pelen, duhet të jetë dikush që gjuan mirë me këmbën e majtë, me këmbën e djathtë dhe me kokë. Maradona ishte një ndër lojtarët më të mirë. Nëse më pyetni se a ishte më i mirë se Messi, përgjigja ime është që po, ishte shumë më i mirë se Messi”. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart