​Pas largimit nga Man Unitedi, Fellaini debuton në Kinë me gol


01/03/2019

Nga të gjitha ndryshimet që trajneri Ole Gunnar Solskjaer i ka bërë te “Djajtë e kuq”, shitja e Fellainit është njëra ndër ndryshimet më së paku të përmendura, transmeton Gazeta Express.

Pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, në skuadrën e Manchester Unitedit nuk pati vend për belgun dhe, për këtë arsye, ai u detyrua të transferohej në Kinë.

Ai debutoi sot për klubin e tij të ri dhe ky debutim i shkoi mjaft mirë belgut, i cili arriti ta shënojë golin e fitores, në ndeshjen kundër Beijing Renhe. Goli i shënuar nga Fellaini ishte i vetmi i kësaj ndeshjeje. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart