​Parashikimi i pabesueshëm i tifozit të Man Unitedit, që e kapi vëmendjen e yjeve të klubit


08/03/2019

Parisienët e kishin fituar ndeshjen e parë, në Old Trafford, me rezultat 2:0, në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Mirëpo, ata e humbën ndeshjen kthyese, me rezultat 3:1, duke bërë kështu që skuadra e Ole Gunnar Solskjaer të kualifikohet për shkak të golave si mysafir, transmeton Gazeta Express.

Ishte menduar se do të jetë e pamundur për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaerit ta arrijë këtë triumf, për shkak të dominimit që PSG-ja kishte shfaqur në ndeshjen e parë dhe për shkak të numrit të madh të lëndimeve në skuadrën e “Djajve të kuq”, gjithsej dhjetë.

 “Sinqerisht e kam një ndjenjë të mirë për këtë ndeshje. Ndoshta ose do të shkatërrohemi ose do ta bëjmë një spektakël të vërtetë. Lukaku me dy gola. PSG-ja kthehet me një gol dhe pastaj Rashfordi shënon në minutat shtesë, në minutën e 92-të”, kishte shkruar tifozi i Manchester Unitedit, pak para ndeshjes.

Unitedi kaloi në epërsi qysh në minutën e dytë të ndeshjes, përmes Romelu Lukakus, i cili shënoi përsëri, pasi e barazoi rezultatin Juan Bernat. Dhe në momentet e fundit të ndeshjes, Rashford arriti ta shënojë penalltinë, të cilën gjyqtari e akordoi pasi Presnel Kimpembe e preku topin me dorë brenda zonës së penalltisë.

PSG-ja e dominoi ndeshjen, duke e mbajtur 73 për qind të topin gjatë ndeshjes, mirëpo francezët bënë vetëm katër goditje në drejtim të portës, po aq sa anglezët. Fati i tyre u përcaktua nga një penallti e Marcus Rashfordit, në minutën e katërt të minutave shtesë.

Për shkak se ndeshja shkoi pikërisht ashtu siç e kishte parashikuar ai, futbollistët e Ole Gunnar Solskjaer – Diogo Dalot, Victor Lindelof e Ashley Young – u shprehën të mahnitur përmes llogarive të tyre në rrjetet sociale.

“Të lutëm, më thuaj se kë vënë bast për këtë gjë?! Si mirënjohje për këtë, do ta dërgoj një fanellë të nënshkruar! Por, nëse arrin ta parashikosh edhe rezultatin e së shtunës… fanellën do ta nënshkruajë edhe e gjithë pjesa tjetër e skuadrës. Çfarë mendon? Marrëveshje?!”, ka shkruar Young.

“Njeri, ti duhet ta parashikosh rezultatin në çdo ndeshje”, ka shkruar Lindelof.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart