Skitari i Kosovës e mbyll garën e Botërorit në pozitën e 55-të, ky është komenti i tij!


09/02/2019

Kosovari doli doli i 55-ti me kohë 1:25.84 sekonda, 5.86 sekonda prapa kampioni të botës, Kjetil Jansrud, i cili arriti ta fitojë medaljen e artë në këtë garë, shkruan Gazeta Express.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar pamje nga lëshimi i Tahirit, i cili para disa ditëve kishte garuar edhe në super-stallomin e madh, ku ishte renditur në vendin e 45-të.

Edhe veta skitari kosovar u shpreh i zhgënjyer që nuk arriti një vend më të mirë në këtë garë, mirëpo tha se kushtet e vështira e ndikuan paraqitjen e tij.

“Prita që të bëja më mirë, mirëpo përkundër kushteve të vështira që ishin sot, unë duhet të jem i kënaqur me vendin e 55-të. Lëshimi i radhës bëhet të hënën. #kampionati botëror #are2019 #leshim”, shkruan Tahiri në llogarinë e tij në Facebook. /Gazeta Express/

load

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart