Nuk pagoi asnjë cent për të, por do ta ketë pagën pothuajse sa të Ronaldos


11/02/2019

28-vjeçari do t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër” në korrik të vitit 2019, menjëherë pasi t’i skadojë kontrata me Arsenalin, më 30 qershor.

Lajmi është bërë i ditur nga Juventusi përmes faqes zyrtare, transmeton Gazeta Express.

Juve gjithashtu ka treguar se Ramsey ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, që do ta mbajë atë te klubi nga Torino deri më 2023.

Sipas BBC sport, Ramsey do të fitojë te Juventusi 400 mijë funte në javë, apo ndryshe afër 20 milionë funte në sezon – vetëm Cristiano Ronaldo fiton më shumë, 30 milionë.

Ramsey vendosi të largohet nga Arsenali pas 11 sezoneve. 

Ai ka bërë 259 paraqitje për Arsenalin, duke shënuar 61 gola. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart