“Nuk do t’ia kisha falur vetes nëse kjo medalje do të kishte shkuar për një popull që nuk flet shqip”


12/08/2016

Në një intervistë për KTV’në, Majlinda Kelmendi, e cila u stoli me medaljen e artë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Rio, ka përsëritur edhe njëherë se ka refuzuar oferta milionëshe vetëm që të përfaqësojë vendlindjen e saj.

“Kam refuzuar oferta milionëshe për t’i përfaqësuar shtetet tjera. Nuk do t’ia kisha falur vetës nëse kjo medalje e artë do të kishte shkuar për një popull që nuk flet shqip. Më shumë më gëzon fakti se i kam bërë të lumtur gjithë shqiptarët kudo që janë. Kosova meriton një gjë të tillë dhe natyrisht jam tejet e lumtur për këtë arritje”, ka thënë Majlinda. 

“Natën që jam kthyer nga gara kam qenë në fshatin olimpik. I kam telefonuar prindërit dhe babai pak i zbehtë në fytyrë e nëna merr hapa për qetësim sa herë që garoj”, ka shtuar ajo për KTV’në.

“Jam munduar ta shijojë çdo minutë, kam pasur shumë intervista, mirëpo kur merr medalje të artë zakonisht shkon kështu”, ka shtuar Majlinda. /Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart