Një 18-vjeçare kërkon atësinë nga Eto’o, thotë se ka provat biologjike


09/11/2018

Kur ishte 19-vjeç dhe luante për Realin e Madridit, Eto’o, sipas avokatit të vajzës së re, Fernando Osuna, kishte lënë shtatzënë të dashurën e tij (emri i të cilës nuk bëhet i ditur),  e cila e solli në jetë vajzën jashtë territorit të Spanjës, por pa përcaktuar me saktësi vendin.

Sipas avokatit, 18-vjeçarja pretendon që ka provat biologjike (ngjashmëria, ADN-ja), për të vërtetuar se Samueli është i ati. Kjo është arsyeja që gjykatësi e ka pranuar kërkesën e saj për nisjen e një procesi për njohjen e atësisë. /SS/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart