​Neymari mund ta bllokojë transferimin e Hazardit në Real Madrid


12/02/2019

Transferimi i Neymarit mund ta bllokojë çfarëdo mundësie për transferimin e Eden Hazardit në  Real Madrid gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, raporton Don Balon, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, thuhet se e ka prioritet transferimin e yllit të PSG-së në Santiago Bernabeu, pasi që atë e pëlqen më shumë se Hazardit. Për më tepër, Perez beson se këta dy lojtarë nuk përshtaten me njëri-tjetrin.

Kështu që nëse Perez arrin ta kompletojë me sukses transferimin e Neymarit nga gjiganti francez, atëherë Hazardit nuk do t’i jepet mundësia për ta realizuar ëndrrën e tij, të luajë për kampionin evropian.

Kjo mund t’i shkaktojë probleme belgut, i cili javë më parë bëri të ditur se ai e ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij. Përderisa ai nuk e ka bërë të ditur nëse ka vendosur të largohet apo të qëndrojë në Stamford Bridge, mediat raportojnë se ai e dëshiron transferimin në Spanjë.

Megjithatë, tani transferimi i tij nuk është më vetëm në duart e tij, pasi që Real Madridi e preferon Neymarin. Mirëpo, gjithçka varet edhe nga dëshira e brazilianit, i cili raportohet se e dëshiron edhe kthimin në Barcelonë. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart