​NBA: Lakers triumfon edhe në mungesë të LeBronit, Raptors mposhtet në mënyrë dramatike


18/01/2019

Vuajtën më shumë nga ç’parashikohej Toronto Raptors, që gjithsesi iu imponuan 111-109 Phoenix Suns, falë një depërtimi të Pascal Siakam kur sirena po sinjalizonte fundin e kohës së rregullt. Serge Ibaka ishte më i miri për kanadezët me 22 pikë, ndërsa Kyle Lowry shtoi edhe 16 pikë të tjera. Për Suns nuk mjaftuan 30 pikët e Devin Booker.

Rezultoi si shëtitje për Denver Nuggets përballja me Chicago Bulls, që u dorëzuan pa kushte me rezultatin e thellë 135-105. Pas një periode të parë të mirë (28-30), “Bulls”-at pësuan një rënie drastike, duke u lënë shumë hapësira Jamal Murray-t dhe Nikola Jokicit, që e mbyllën ndeshjen me 25 dhe 18 pikë të realizuara. Paraqitja e mirë e Lauri Markkanen me 27 pikë dhe 10 “rebound”, por që ishin shumë pak para furisë së Nuggets.

Philadelphia 76ers triumfoi 96-120 në parketin e Indiana Pacers, takim ku spikatën Jimmy Butler me 27 pikë dhe Joel Embiid me 22 pikë. Charlotte Hornets arritën të imponoheshin 114-95 ndaj Sacramento Kings, ndërsa Washington Wizards fituan me vetëm një pikë diferencë 101-100 ndaj Brooklyn Nets. /SS/

Rezultatet:

  • Washington Wizards – New York Knicks 101-100
  • Indiana Pacers – Philadelphia 76ers 96-120
  • Charlotte Hornets – Sacramento Kings 114-95
  • Toronto Raptors – Phoenix Suns 111-109
  • Denver Nuggets – Chicago Bulls 135-105
  • Oklahoma City Thunder – Los Angeles Lakers 128-138

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart