​Napoli fiton Kupën e Italisë, përgjaket Roma (VIDEO)


03/05/2014

Napoli është fitues i Kupës së Italisë. Napolitanen në finale e kanë mposhtur Fiorentinën me rezultat 3:1.

Lorenzo Insigne me dy gola të shpejtë, në minutën e 11-të dhe 17-të, kaloi Napiolin në epërsi 2;0.

Kurse, Juan Vargas, në minutën e 28-të, zvogëloi avantazhin e skuadrës së Rafa Benitezit në 1:2, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Kurse, në pjesën e dytë, respektivisht në kohën shtesë skuadra e Napolit e ka thelluar epërsin në 3:1 me golin e Dries Mertensit.

Në këtë takim Valon Behrami është inkuadruar në lojë në minutën e 81-të në vend të autorit të dy golave, Insigne, derisa Blerim Xhemjali nuk ka luajtur asnjë minutë.

Para ndeshjes finalet të Kupës së Italisë, ka ndodhur një përleshje mes tifozëve të Napolit dhe atyre të Romës, në kryeqytetin italian.

Sipas mediave italiane gjatë këtyre përleshjeve ka pasur të shtëna armës. Katër tifoz janë të lënduar rëndë, derisa njëri është në rrezik për jetën.

Ky takim ka nisi me 40 minuta vonesë për shkak të situatës së tensionuar në stadiumin Olimpico të Romës dhe jashtë saj. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart