​Nantes ankohet në FIFA, pasi Cardiffi nuk pagoi për blerjen e Salas


27/02/2019

Sulmuesi argjentinas u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori të Cardiffit, kur u transferua më 19 janar, por ai vdiq vetëm dy ditë më vonë, kur aeroplani me të cilin po udhëtonte nga Nantes në Cardiff u rrëzua mbi Kanalin Anglez, transmeton Gazeta Express.

Nantes i kishte shkruar Cardiffit në fillim të këtij muaji, duke i kërkuar që të bëhen tri pagesat e parë, por klubi i Premierligës deklaroi se do ta bëjë këtë gjë vetëm kur të përfundojnë hetimet për vdekjen e Salas.

Por, më vonë, klubi anglez kishte bërë të ditur se ata do të tregohen “të ndershëm” dhe do të paguajnë nëse marrëveshja i detyron ta bëjnë një gjë të tillë. Javën e kaluar, dy klubet u paguan që Cardiffi ta paguajë pjesën e parë të parave deri më 27 shkurt.

Megjithatë, drejtuesit anglezë nuk e bënë këtë pagesë brenda afatit kohor dhe tani Nantes ka kërkuar që FIFA të përfshihet në këtë rast. Një deklaratë e lëshuar nga FIFA e konfirmoi se klubi francez është ankuar.

“Ne mund ta konfirmojnë se e kemi marrë një ankesë dje, nga FC Nantes, që pretendon se Cardiff City nuk iu ka përmbajtur marrëveshjes për transferimin e Emiliano Salas”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga FIFA.

“Ne jemi duke e shikuar më thellë këtë problem dhe për këtë arsye, për momentin, nuk kemi asnjë koment tjetër për këtë rast”. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart