Muriqi shkëlqen me dy gola në fitoren e Rizespor, gati për Danimarkën e Bullgarinë


10/03/2019

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është në top formë para ndeshjeve të “Dardanëve” më 21 mars kundër Danimarkës dhe me 25 mars kundër Bullgarisë, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi 24-vjeçar ka shënuar sot dy gola në fitoren 3-0 të Rizespor ndaj Kayserispor, e vlefshme për xhiron e 25 të Superligës turke.

Muriqi zhbllokoi rezultatin në këtë takim duke shënuar për 1-0 në minutën e 22’, kurse goli i dytë personal në këtë takim dhe të tretin për ekipin, e realizoi në minutën e 66’ nga penalltia.

Pas këtyre dy golave, Muriqi ka shkuar në kuotën e 10 finalizimeve këtë sezon – golashënuesi i pestë më i mirë në Turqi.

Kjo formë e mirë se 24-vjeçarit vjen në kohën më të mirë, kur Dardanët zhvillojnë miqësoren me Danimarkën dhe ndeshjen e parë për kualifikueset Euro 2020 me Bullgarinë, që të dy takimet do të luhen në “Fadil Vokrri”. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart