​Mourinho i akuzon lojtarët e Arsenalit: Ata simulonin dhe humbnin kohë


06/12/2018

Mbrëmë në Old Trafford,  skuadra e Mourinhos e priti skuadrën e Unai Emerys, Arsenalin. Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 2-2, pasi skuadra e Mourinhos arriti ta barazojë rezultatin dy herë, transmeton Gazeta Express.

Një gabim i David de Geas bëri që Shkodran Mustafi ta kalojë në epërsi Arsenalin në minutën e 26-të, megjithatë rezultati u barazua përmes golit të shënuar nga Anthony Martial. Pastaj, në minutën e 68-të, Alexandre Lacazette arriti ta shfrytëzojë një gabim të Marcos Rojo për të kaluar përsëri në epërsi. Rezultati u barazua vetëm një minutë më vonë, kur për Unitedit shënoi Jesse Lingard.

Nikoqirët kishin synuar ta fitonin ndeshjen përmes një goli në minutat e fundit, mirëpo trajneri i Unitedit beson se ata nuk e patën mundësinë për ta bërë këtë gjë pasi që kundërshtarët e tyre simulonin dhe humbnin kohë.

“Ata e dëshironin barazimin, simulonin, e ndalonin ndeshjet dhe vetëm prisnin deri sa ndeshja të përfundonte”, ka thënë Mourinho në konferencën për shtyp pas ndeshjes. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart