​Mourinho e vë në dyshim aftësinë e lojtarëve të tij: Ata s’mund t’i bëjnë disa gjëra


06/12/2018

Manchester Unitedi arriti ta barazojë rezultatin dy herë gjatë ndeshjen së djeshme, por që të dy golat e Arsenalit skuadra e Mourinhos i pranoi për shkak të gabimeve të lojtarëve, transmeton Gazeta Express.

Për golin e parë, David de Gea e bëri një gabim të pazakontë për të dhe topin nuk arriti ta largojë para se ta kalojë vijën e portës as Ander Herrera. Për golin e dytë, Marcos Rojo bëri një gabim duke ia pasuar kundërshtarëve të tij topin.

“Ne e qëllojmë veten shumë herë brenda sezonit, Kjo është me të vërtetë shumë, shumë e vërtetë, por lojtarët treguan një shpirt të madh. Sjellje fantastike nga minuta e parë. Shumë lojtarë ishin në vështirësi”, ka thënë Mourinho.

“Ne duhet ta kishim fituar ndeshjen. I bëmë dy gabime të mëdha për golat e tyre, i bëmë gabimet e tjera që i lejuan ata të na sulmojnë. Është një shenjë pozitive por janë disa gjëra që nuk mund t’i marr nga ta dhe nuk mund të them më shumë se kaq”. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart