Mourinho e nis me fitore aventurën te Unitedi, Ibrahimovic debuton me gol (Video)


14/08/2016

Manchester Unitedi i Jose Mourinhos e ka nisur me fitore sezonin e ri pasi ka mposhtur Bournemouthin me rezultat 3:1.

Golat për ‘Djajtë e Kuq’ i shënuan Juan Mata (40’), Wayne Rooney (59’) dhe Zlatan Ibrahimovic (64’) i cili bëri debutim ëndrrash në Premierligë.

Golin e nderit për Bournemouthin në ndeshjen e parë të këtij sezoni, e shënoi Adam Smith në minutën e 69’të.

Kështu, Mourinho e nis me fitore aventurën me Manchester Unitedin në Premierligë, duke grumbulluar pikët e plota nga ndeshja e parë e sezonit 2016/17. /Express/

Bournemouth 1-3 Manchester United – All Goals… by hqfootball2016

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart