Milani përballë Sampdorias për një vend në çerekfinale të Kupës së Italisë


12/01/2019

Vitin e kaluar, Milani ishte pranë fitimit të këtij trofeu, por u mposht në finale nga Juventusi, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë, Sampdoria e fitoi Kupën e Italisë për herë të fundit në sezonin 1993-94, dhe ishte finaliste në sezonin 2008-09 ku u mposht në penallti nga Lazio.

Të dy skuadrat janë duke luftuar për një vend që dërgon në kupat evropiane në Serie A, pasi vetëm dy pikë i ndajnë kuqezinjtë në vendin e pestë, me Sampdorian në vendin e shtatë.

Milani dhe Sampdoria janë takuar 28 herë deri më sot, ndërsa kjo do të jetë hera e tretë që këto dy skuadra takohen jashtë ligës.

Siç edhe mbase dihet, Milani e ka dominuar Sampdorian, duke i fituar 13 prej këtyre ndeshjeve, krahasuar me tetë fitore të Samp dhe gjashtë barazimeve.

Fituesi i këtij takimi, i cili nis në orën 18:00 në “Luigi Ferraris”, do të kalojë në çerekfinale.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Sampdoria: Rafael; Sala, Colley, Tonelli, Murru; Praet, Ekdal, Linetty; Ramirez; Quagliarella, Caprari

Milan: Reina; Abate, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paquetà; Castillejo, Higuain, Calhanoglu

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart