Milani me komunikatë zyrtare


09/11/2018

Lojtari ka pësuar një lëndim mbrëmë në një përplasje aksidentale me mesfushorin Franck Kessie, në ndeshjen kundër Real Betisit në Evropa Ligë, transmeton Gazeta Express.

“Musacchio ka pësuar një traumë në gjurin e tij të djathtë, lëndim ky që pritet ta lërë atë jashtë fushave për gjashtë ose tetë javë”, shkruan komunikata zyrtare e klubit italian.

Milani të dielën përballet në “San Siro” me Juventusin, dhe ka disa mungesa të listën e lojtarëve përpara takimit të rëndësishëm në kuadër të Serie A-së. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart