“Messi mund ta fitojë Kupën e Botës”


10/10/2018

Por, për ta bërë një gjë të tillë, sipas Sampaolit, Argjentina nuk duhet ta braktisë “procesin”, transmeton Express.

Messi mori pjesë për herë të katërt në Kupën e Botës këtë verë në Rusi – ama përpjekja e tij për ta fituar atë për herë të parë mori fund pas humbjes së Argjentinës ndaj Francës në mesin e 16 skuadrave më të mira – rezultat që po ashtu çoi në shkarkimin e Sampaolit – dhe superylli i Barcelonës do të jetë 35 vjeç në kohën e Botërori i radhës mbahet në Katar.

Duke folur publikisht për herë të parë që prej shkarkimit, Sampaoli ka besim se Messi – i cili ende nuk ka konfirmuar nëse do të vazhdojë të luajë për Argjentinën apo jo – i ka të gjitha tiparet për të triumfuar në skenën më të madhe të futbollit, por vetëm nëse merr përkrahje nga Federata e Futbollit e Argjentinës.

I pyetur nëse Messi mund ta fitojë Kupën e Botës, Sampaoli tha për Marca: “Natyrisht se mundet. Ama, nevojitet një proces për ta bërë këtë, duke ditur se çfarë ka ndodhur deri tani. Proceset nuk thyhen, ato rregullohen. Për Botërorin e radhës apo Kupën e Amerikës, nevojitet një organizim, besim i pakufizuar dhe duhet ditur se çfarë kërkon ky proces”.

“Me fjalë të tjera, nëse nuk fitohet Kupa e Amerikës, duhet të ruhet procesi dhe jo të thyhet”, shtoi ai. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart