Mesazhi enigmatik i Neymarit pas lajmeve se e kërkon kthimin në Barcelonë


11/01/2019

Menjëherë pas babait të vet Neymar Santos Sr. edhe ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, i ka mohuar lajmet se i është përgjëruar Barcelonës ta kthejë në klub, duke thënë se asnjëherë nuk ka qenë në kontakt me klubin katalonas që prej largimit më 2017.

El Mundo raportoi sot se Neymar i kishte telefonuar Barçës plot pesë herë duke iu përgjëruar ta kthejë në klub. 

Ai është treguar më i qartë se përfaqesuesit e tij. Neymari i postoi tri storje në llogarinë e vet në Instagram, në të cilat i biri i tij paraqitet me fytyra të ndryshme. 

Mesazhi i Neymarit në të tri storjet: “Këtu po i vështroj thirrjet e rreme. Këtu po zemërohem me gënjeshtrat. Dhe këtu, kur miqtë vijnë të më flasin, unë i bëj këtë fytyrë që nuk kuptoj asgjë”. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart