Menaxheri: Joshua do t’i shtypë me këmbë në ring Wilderin dhe Furyn


07/12/2018

Për momentin nuk ka asnjë detaj në lidhje me rivalin që Joshua do të ketë në sfidën që do të zhvillojë më 13 prill në “Wembley”, por për menaxherin e tij Eddie Hearn emri i rivalit nuk ka asnjë rëndësi.

“Joshua do t’i shtypë me këmbë si Wilder ashtu dhe Fury në ring, këto që të ketë përballë”, tha Hearn.

“Ajo ishte një sfidë mjaft e bukur dhe mendoj se fansat u argëtuan. Të dy janë boksierë të mëdhenj, por Joshua do t’i shkatërronte shumë kollaj në ring. Madje Joshua do t’i mposhte të dy me “KO””.

“Unë ju premtoj boksierëve se nëse do të kenë kurajo dhe dëshirë Joshua do të përballet me të dy në të ardhmen dhe do t’i mundë shumë kollaj”, u shpreh më tej Eddie Hearn. /TeleSport/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart