Mediat serbe provojnë të bëjnë diçka kreative, i veshin me kostume serbe Shaqirin e Behramin


22/06/2018

Gazeta “Alo.rs” ka publikuar një foto-montazh të Xherdan Shaqirit dhe Valon Behramit me veshje tradicionale serbe, transmeton Indeksonline

Ky medium shkruan se tifozët serbë janë të vetëdijshëm se loja pritet të jetë e rrezikshme. Ata kanë vendosur që në stadiumin “Kaliningrad Stadium” të marrin një flamur gjigant.

“Janë marrë vesh që pandërprerë t’i brohorasin Shaqirit dhe Behramit lojtar serbë: “Valone, Srbine” i “Džerdane, Srbine”

Ndryshe, tifozëve nga Beogradi i janë bashkuar edhe vendasit, rusët, të cilët edhe zyrtarisht kanë shpallur kundërshtime ndaj shqiptareve të Zvicrës. /Indeksonline

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart