“Medalja e Majlindës është e Kosovës dhe Shqipërisë”


13/08/2016

Trajneri kosovar, Driton Kuka që ka trajnuar dy olimpistet Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, ditën e fundit të Lojërave Olimpike për Kosovën

Kuka ka thënë se paraqitja e Kelmendit dhe Gjakovës e kanë bërë shumë krenar dhe i kanë shpaguar çdo orë punë.

“Dhashtë Zoti që kjo performancë të shndërrohet në energji sportive për përkrahje sportit e sportistëve!

Nxënëset e mia fort më keni nderuar, çdo ditë e çdo orë për këto 16 vite që punoj me ju mi keni shpaguar në mënyrën ma te mirë të mundshme!”, ka shkruar Kuka.

“Ajo që s’është arrit nga shteti ynë amë Shqipëria për më se 100 vite u arrit për shtetin tonë të ri qysh me paraqitjen e parë, medalje kjo që është e përbashkët e të dy shteteve tona e popullit tonë në mbarë Boten”, ka përfunduar Kuka.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart