Me shumë gjasë ky do të jetë klubi i ardhshëm i Ozilit


16/01/2019

Mediat italiane raportuar se klubi londinez ua ka ofruar Ozilin Interit dhe Juventusit, në mënyrë që t’i grumbullojë paratë për transferimin e Yannick Carrascos, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori gjerman me origjinë turke nuk është i preferuar i trajnerit spanjoll, Unai Emery, i cili dëshiron ta largojë atë nga “Emirates”.

Interi është klubi favorit që mund t’i sigurojë shërbimet e Ozilit, dhe pritet ta marrë lojtarin në formë të huazimit deri fund të këtij stinori, dhe pastaj ta blejë përfundimisht.

Prej kalimit të Ozilit në Arsenal nga Real Madridi në verën e vitit 2013, i ka shënuar 41 gola dhe ka bërë 73 asistime në 212 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa në këtë stinor, Ozil ka 16 paraqitje, 4 gola e 2 asistime. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart