Mayweather i pangopur, tjetër ndeshje me Pasquiao


19/09/2018

Dy boksierët janë ndeshur sëbashku në ndeshjen më të shtrenjtë të historisë së boksit në vitin 2015, ku pas shumë diskutimesh u arrit të zhvillohej kjo përballje e fituar nga Mayweather duke thyer edhe rekorde të shikueshmërisë pavarësisht se trasmetohej nga platformat më të mëdha të botës me pagesë.

Pas asaj ndeshjeje Mayweather zhvilloi një tjetër ndeshje të nivelit të lartë dhe komerciale sic ishte ajo me Conor McGregor dhe që nga ajo kohë nuk është shfaqur më në ring.

Gjithsesi në fillimtë shtatorit kanë filluar kontaktet dhe bisedimet për një tjetër ndeshje mes Mayweather dhe Pacquiao dhe bëhet fjalë për një ndeshje që mund të zhvillohet në javën e parë të muajit dhjetor. /Tch/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart