Martial thumbon Mourinhon: Është më e thjeshtë të luash me Solskjaerin


11/02/2019

Martial po shkëlqen me trajnerin e ri, Ole Gunnar Solskjaer, ashtu si e gjithë skuadra – që nuk di për humbje në 11 ndeshje me radhë në të gjitha garat, raporton Gazeta Express.

Talenti francez nuk luajti shumë me Mourinhon, por është tjetër lojtar me Solskjaerin dhe e ka pranuar se filozofia e lojës që aplikonte portugezi, nuk i përshtatej atij dhe shumë futbollistëve tjerë.

“Trajneri më kërkon që të sulmoj më shumë. Ai ka qëllime të tjera, dhe ne po përpiqemi të bëjmë atë që ai na kërkon. Është më e thjeshtë të luash këtë stil futbolli dhe jo stilin që Mourinho na kërkonte”, theksoi francezi. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart