Marcelo: “Nëse Reali nuk më do, le të më paguajnë dhe do të shkoj”


11/02/2019

Në një intervistë për “Esporte Interativo”, ku zbuloi se Cristiano Ronaldo kishte vendosur të largohet nga Real Madridi para finales së Champions League, Marcelo ka folur edhe për të ardhmen e tij, transmeton Gazeta Express.

Për brazilianin, raportohet se është duke u interesuar Juventusi dhe ka dhënë sinjale se mund t’i bashkohet në verë “Zonjës së Vjetër” nëse nuk e duan në Madrid, pasi atëherë do te jetë 31-vjecar.

“Nëse jam në listën e largimeve, le të më paguajnë dhe çdo gjë është e zgjidhur”, u shpreh Marcelo.

“Unë besoj në veten, në punën time, por nëse vjen dita kur Madridi nuk më do, do të shkoj. Do të jem i trishtuar, por do të largohem”.

“Por, jam i sigurt se nuk do të më largojnë”, shtoi ai.

30-vjeçari është pjesë e Realit që nga viti 2006 dhe ka bërë 475 paraqitje, teksa ka realizuar 36 gola në të gjitha garat. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart