Manchester Unitedi vendos ta shpërblejë Solskjaerin


11/02/2019

Manchester Unitedi do ta emërojë Ole Gunnar Solskjaerin në postin e trajnerit permanent pas periudhës së tij të suksesshme deri tani si trajner në detyrë, raporton Sun, përcjell Gazeta Express.

Solskajer i ka fituar 10 nga 11 ndeshjet e tij në krye të Unitedit që prej se e zëvendësoi Jose Mourinhon në mes të dhjetorit, duke e ngritur klubin në vendin e katërt në Premierligë.

Trajneri i Tottenhamit Mauricio Pochettino besohej se ishte kandidati më serioz për t’u emëruar në stolin e “Djajve të kuq”.

Por, duhet se bordi i Unitedi ka vendosur ta mbajë Solskajerin duke e parë ndikimin e tij mahnitës në skuadër për një periudhë shumë të shkurtër. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart