Man Unitedi zbulon sa i kushtoi shkarkimi i Mourinhos


14/02/2019

Mourinho u shkarkua pas një serie të rezultateve të këqija, por fundin e tij në këtë klub ia solli Xherdan Shaqiri me dy golat e tij në fitoren e Liverpoolit ndaj Manchester Unitedit me rezultat 3:1, transmeton Gazeta Express.

Portugezi u zëvendësua nga Ole Gunnar Solskjaer, i cili e ka bërë një kthim dramatik në skuadrën e Manchester Unitedit. Norvegjezi i ka fituar dhjetë nga gjithsej 12 ndeshjet e zhvilluara si trajner i “Djajve të kuq”, duke ia fituar klubit të tij vendin e katërt në tabelën e Premierligës.

Përmes raportit financiar që klubi e lëshoi së fundi, u bë e ditur shuma që klubi anglez ka shpenzuar për ta shkarkuar Mourinhon dhe stafin e tij: Silvino Louro, Carlos Lalin, Stefano Rapetti, Ricardo Formosinho dhe Giovanni Cerra.

Mourinhos i ishte dhënë kontratë e re nga klubi në janar të vitit të kaluar, që e rriti pagën e tij vjetore në rreth 13.5 milionë euro, me datë skadimi në qershor të vitit 2020. Në këtë kontratë, klubi e kishte opsionin për t’ia vazhduar kontratën portugezit edhe për 12 muaj të tjerë.

Por, forma e tmerrshme e “Djajve të kuq” gjatë fundit të vitit të kaluar, bëri që portugezi ta humbte punën e tij më 18 dhjetor. Në vend të tij erdhën persona që kishin qenë të afërt me klubin edhe më parë, si ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, dhe ish-ndihmës trajneri i Sir Alex Fergusonit, Mike Phelan. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart