Malcom ishte në aeroportin e Romës, para se të nënshkruante me Bacelonën


03/09/2018

Si Bordeaux ashtu edhe Roma kishin paralajmëruar se kanë arritur marrëveshje për anësorin 21 vjeçar, por kurrë nuk ishte thënë se ai kishte qenë në kryeqytetin italian.

Ish lojtari i Bordeaux, shok i tij i skuadrës, Jonathan Cafu ka treguar për Bleacher Report çfarë ka ndodhur atë natë bizare të 23 korrikut.

“Ai me ftoi në një drekë lamtumirës në shtëpinë e tij. Ishte rreth katër pasdite kur u larguam – në atë kohë ende nuk kishte arritur marrëveshje. Kur arrita në shtëpi, gruaja ime me tha nga lart: Malcom u shit në Romë. Ata do të aterojnë atje në ora 21:00’. Ne vendosëm që të shkojmë dhe ti them lamtumirë”.

“Kur shkova atje, e pyeta ‘Çfarë ndodhi?’. Pastaj ai filloi të ma shpjegonte ‘agjenti i imë Garcia është takuar me presidentin e Bordeaux, dhe kanë vendosur që unë të shkojë në Romë’. Isha më të vërtetë i lumtur për të, i thashë – ‘Do të luani në Ligën e Kampionëve dhe të gjithë do të dinë kush jeni ju’. Ai filloi që t’i mbledh plaçkat e tij dhe ai përmendi një avion privat që do ta dërgonte në Romë”.

“Por, pastaj ai arriti në aeroport duke pritur përfaqësuesit e tij të duket por asgjë nuk u shfaq. Gjysmë ore më vonë, ndoshta një orë, asnjë fjalë nga ai. Papritur, në ajër, ai e kishte telefonuar Malcomin dhe i kishte thënë që të rikthehet në shtëpi. Nuk e kuptoja këtë situatë. Ai me tha – mik, Barcelona ka shfaqur interes për mua, madje shumë të fortë”.

Pastaj ai tha që duhet të kthehemi në Francë përsëri dhe se ai do të dëshironte të luante me Messi.

“Të martën (24 korrik), shkova përsëri në aeroport dhe prita deri në minutën e fundit që ai të aterojë në avionin për në Barcelona. Barca është një ëndërr për çdo brazilian – as ai nuk bën përjashtim. Ai i beson agjentëve të tij dhe mund të siguroj që në asnjë moment nuk është shqetësuar për fatin e tij”. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart