Majlinda flet për suksesin historik në kanalin zyrtar të ‘Rio 2016’


11/08/2016

Xhudistja më e mirë në botë, Majlinda Kelmendi, ka dhënë një intervistë të gjatë për kanalin zyrtar të ‘Rio 2016’.

Kosovarja, e cila mori medaljen e artë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, e ka konsideruar këtë arritje si diçka speciale për të dhe për Kosovën.

“Kjo ishte hera e parë që Kosova mori pjesë në Lojërat Olimpike dhe unë fitova medalje. Ishte diçka speciale, emocionuese dhe e jashtëzakonshme. E kam shijuar shumë sepse e kam bërë të lumtur gjithë popullin tim”, përfundoi xhudistja nga Kosova.

Intervistën e plotë të Majlindës do ta postojmë më vonë. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart