Lorik Cana e feston në këtë mënyrë nga Roma fitoren e Vëllaznimit ndaj Dritës!


11/02/2019

Vëllaznimi bëri sensacion dje duke e mposhtur Dritën me rezultat 1:0, për ta siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Dhe, fitores së gjakovarëve i është gëzuar kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Ish-futbollisti kosovar e ka bërë një postim në Instastory, përmes së cilit tregon se nga Roma e ka përcjellë me ëndje suksesin e klubit gjakovar, të cilin kohë më parë e ka marrë në dorë babai i tij, Agim Cana.

Fotografinë ai e ka përcjellë me një emoji zemër, duke e shfaqur dashurinë që e ndjen për klubin kuqezi. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart