​Lojtari shqiptar e rreh trajnerin në Zvicër


11/10/2018

Për shkak të incidentit, Lushtaku është përjashtuar nga drejtuesit e klubit, të cilët kanë vendosur që ta mbështesin trajnerin Gokhan Gocke, 34-vjeçar, transmeton Gazeta Express.

Për këtë incident ka raportuar media gjermane Bild, megjithatë Lushtaku i ka mohuar këto akuza. Për më tepër, edhe drejtori sportiv i klubit, Torsten Heinemann,  e ka pranuar se Lushtaku dhe Gocke nuk kishin një marrëdhënie shumë të mirë, por nuk e ka pranuar se mes tyre ka pasur një përleshje.

“E gjitha kjo nuk e tregon situatën e vërtetën brenda klubit. Ne jemi duke bërë punë të mrekullueshme me stafin dhe të rinjtë tonë. Por, është e vërtetë që Kushtrimi dhe Gokhani nuk ishin shokë”.

Vëllai i Kushtrimit, Kreshniku, vazhdon të jetë pjesë e këtij klubi. Heinemann ka bërë të ditur se 24-vjeçari nuk do të dënohet për veprat e vëllait të tij.

“Familja Lushtaku është një familje e drejtë dhe e mrekullueshme. Ata janë integruar plotësisht këtu”, ka shtuar Heinemann. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart