Liverpooli merr vendin e parë, shënon gol Xherdan Shaqiri


27/10/2018

Në pjesë të parë u shënua vetëm një gol, atë e bëri Mohamed Salah, i cili në minutën e 10’ të takimit shënoi nga afërsia e golit, raporton Gazeta Express.

Në pjesën e dytë për 2-0 u përkujdes Sadio Mane, i cili në minutën e 66’ shëno një gol të bukur me këmbën e majtë.

Cardiff City arriti ta ngushtojë rezultatin në 2-1 me anë të Callum Paterson në minutën e 77’, mirëpo nuk ishte i mjaftueshëm për të marrë pikë në “Anfield”.

Për 3-1 ishte Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një supergol pasi i shmangu dy lojtarë të Cardiffit, dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Golin e fundit të ndeshjes e shëno Sadio Mane, që për të ishte goli i dytë personal i ndeshjes.

Me këtë fitore djelmoshat e Jurgen Kloppit i kanë grumbulluar 26 pikë dhe janë ngritur në vendin e parë.

Liverpool në ndeshjen e ardhshme do të udhëtojë si mysafir për në Londër kundër Arsenalit, ndërsa Cardiff Coty e pret Leicester Cityn. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart