​Kthehet Liga e Kampionëve: Gjithçka që duhet të dini para ndeshjeve të kësaj jave


12/02/2019

Manchester Unitedi e pret Paris Saint-Germainit dhe Roma e pret Romën të martën, ndërsa Tottenhami përballet me Bordussia Dortmundin dhe Ajaxi me Real Madridin të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

Në dhjetor, kur u hodh shorti për këtë ndeshje, kjo ndeshje nuk pritej të ishte aspak e vështirë për PSG-në pasi që Manchester Unitedi ishte në formë shumë të keqe me Jose Mourinhon.

Megjithatë, shumë gjëra kanë ndryshuar që nga atëherë. “Djajtë e kuq” e shkarkuan Mourinhon dhe nuk e kanë humbur asnjë ndeshje që nga emërimi i Ole Gunnar Solskjaerit në pozitën e trajnerit, duke i fituar dhjetë nga gjithsej 11 ndeshje e zhvilluara.

Anglezët tani kanë më shumë gjasa për ta mposhtur kampionin francez, veçanërisht për shkak të lëndimeve që ka pësuar skuadra e Thomas Tuchelit.

Mungesa e Neymarit e kishte bërë punën më të vështirë për trajnerin Tuchel, e situata për francezët u përkeqësua me lëndimin edhe të Cavanit. PSG-ja do të duhet të mbështetet vetëm në Kylian Mbappe për fazën e sulmit, pasi që nuk ka asnjë zëvendësues të natyrshëm për pozitën e qendërsulmuesit.

Kjo do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, mirëpo gjithçka do të vendosët më 6 mars, në Parc des Princes, ku do të zhvillohet ndeshja kthyese mes këtyre dy klubeve.

Fitorja me rezultat 3:0 ndaj Chievo Veronës i ka lënë Romën hapësirë për të marrë frymë me më lehtësi pasi tri dështimeve të njëpasnjëshme, veçanërisht pas disfatës me rezultat 7:1 ndaj Fiorentinës, kur kryeqytetasit u eliminuan nga Kupa e Italisë.

Nicolo Zaniolo ka qenë mjaft mbresëlënës gjatë këtij sezoni dhe ekipi është pritur edhe më shumë përmirësim nga lojtarët e rinj, si: Justin Kluivert, Cegiz Under dhe Patrik Schick.

Ndërsa, disfata në finale të Taca da Liga, kundër Sportingut, ia dha fund ecurisë historikë të fitoreve të Portos, me 18 fitore radhazi, dhe Benfica e ka ngushtuar diferencën mes dy klubeve në ligë në vetëm një pikë.

Pepe është kthyer nga Besiktasi, përderisa Fernardo Andrade ka arritur të jetë mjaft mbresëlënës me aftësinë e tij për të shënuar gol pasi aktivizohet nga banka rezervë.

Real Madridi është kthyer në formë të mirë këtë vit, pas paraqitjeve dhe rezultateve të dobëta në pjesën e parë të këtij sezoni, ndërsa Ajaxi ende nuk ka arritur të jetë mbresëlënës që nga fillimi i pjesës së dytë.

Klubi holandez nuk është treguar shumë i suksesshëm në ligën Eredivisie për shkak të problemeve të mëdha në fazën e mbrojtjes, përkundër që e kanë njërin nga të qendërmbrojtësit më të talentuar për momentin, Matthijs de Ligt.

Ajaxi e përfundoi grupin i pamposhtur, me tre fitore dhe tre barazime, dhe i bëri presion Bayern Munichut për pozitën e parë në fazën e grupeve.

Në anën tjetër, që nga shorti, Real Madridi i ka fituar 10 ndeshje, i ka barazuar dy të tjera dhe i ka humbur edhe dy. Për më tepër, madrilenët janë shpallur kampionë të Kupës së Botës për Klube për të tretën herë radhazi.

Klubi anglez nuk transferoi asnjë lojtar gjatë dy afateve të fundit kalimtare dhe dy nga lojtarët e tyre më të mirë, Harry Kane dhe Dele Alli, janë të lënduar. Tottenhami edhe është eliminuar nga Carabao Cup dhe FA Cup, si dhe renditet në pozitën e tretë në tabelën e Premierligës.

Në anën tjetër, Dortmundi e kryeson tabelën e Bundesligës, me pesë pikë më shumë se Bayern Munichu, mirëpo gjatë kohës së fundit kanë pasur disa probleme me fazën e mbrojtjes. Shtatë golat e pranuara kanë bërë që ata t’i barazojë tri ndeshje radhazi.

Marco Reus nuk do të marrë pjesë në këtë ndeshje për shkak të një lëndimi, përderisa Dortmundi e ka arritur një marrëveshje me Chelsean për largimin e Christian Pulisic gjatë afatit kalimtar të verës. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart