Legjenda e Unitedit nuk është i kënaqur me gjendjen e klubit


06/12/2018

Manchester Unitedi aktualisht është në pozitën e tetë me 23 pikë pas 15-të javësh në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

“Është një diferencë e madhe mes Manchester Unitedit dhe kreut të Premierligës”, ka thënë Ferdinand.

“Unitedi aktualisht është në pozitën e tetë dhe nëse e shikon renditjen nuk duket aq bukur”.

“Mirëpo lojtarët duhet ta rregullojnë këtë”.

Unitedi në ndeshjen e ardhshme përballet me skuadrën e fundit në tabelë, Fulhamin, të shtunën në kuadër të xhiros së 16-të të Premierligës. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart